Nga fillimi i muajit mars pensionistët do të marrin 2.500 denarë shtesë në llogaritë e tyre. Kjo është rritja e dytë brenda tetë muajve qeverisje me 2.500 denarë. 5.000 denarë brenda periudhës sa jemi në qeverisje janë para shtesë për të gjithë pensionistët tanë. Nga 180 euro sa ishte pensioni më i ulët kur morëm qeverisjen, e kemi rritur në gati 300 euro për më pak se një vjet. Kjo është ajo që qytetarët kanë nevojë, vepra konkrete dhe jo fjalë boshe.
Rritja e pensioneve vërteton angazhimin tonë për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Me rritjen e vazhdueshme të pensioneve Koalicioni VLEN, vërteton se ne kemi mendjen te përmirësimi i jetës dhe rritja e standardit jetësor.
Ka kaluar koha kur kemi dëgjuar vetëm premtime boshe dhe fjalë të cilat na kanë dërguar në tunel pa dalje. Nëpërkëmbja e pensionistëve dhe luajtja me dinjitetin e tyre mbetet në të kaluarën. Tani angazhimi për pensionistët do të vazhdoj tutje edhe më fuqishëm.
Tani është koha e veprave konkrete dhe të prekshme për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Fokusi ynë është te përmirësimi i standardit ekonomik të familjeve tona.
VLEN për pensionistët! VLEN për qytetarët!