Ka nisur mengjesin e sotëm procesi i votimeve për primaret për perzgjedhjen e kandidateve për deputet nga anëtarët e PD.
Procesi ka nisur në orën 08:00 të mengjesit e është duke vijuar pa probleme.
Gjithësej në të gjithë qarkun e Elbasanit janë 22 kandidatë, për të cilët demokratët do të japin sot votën e tyre.
Ilirjan Alliu
Alesia Balliu
Aurel Bylykbashi
Dritan Cani
Gani Cani
Klodiana Capja
Arben Elezi
Lefter Geshtenja
Zheni Gjergji
Lumturi Hasa
Silvana Hastopalli
Blendi Himci
Renato Kumrija
Doris Madhi
Armonela Marku
Redjona Mesiti
Dritan Mitarja
Alis Narazani
Mustafa Pashja
Dashnor Sula
Eljor Vila
Qani Xhafa
Në qytetin e Elbasanit janë rreth 4000 anëtarë me të drëjte vote, teksa në të gjithë qarkun janë rreth 12900 anëtarë me të drejtë vote.
Nje anëtar ka të drejtë për një votë, teksa procesi i votimit mbyllet në orën 18:00.
Pas një vëzhgimi në qendrat ku janë hapur për votimin në proceset e primareve në Elbasan, drejtuesi politik i këtij qarku, Tomor Alizoti është optimist për procesin, pasi sipas tij, vitalizon demokratët dhe opozitarët.
”Në këtë politikën e brendshme shqiptare, PD ëhstë e vetmja që bën zgjedhje.
Keni partinë përballë në pushtet, nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje. Procesi vitalizon demokratët, i bën të zgjedhin kandidatët që dëshirëojnë.
Mendoj se procesi do të shkojë mirë sepse nuk ka asnjë arsye pse të mos jetë i tillë. Ka një frymë pozitive brenda PD dhe opozitarëve.
Dhe me sapo shoh ka nisur në një masë, në një gjë shumë të bukur dhe shumë vitale.
Uroj kandidatëve suksese e procesi të mbyllet shumë shpejt.
Pritet të jetë një pjesëmarrje e lartë, do shohim në fund kur të përfundojë gara”, tha Alizoti.