Naser SELMANI
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paska nënshkruan deklaratë kundër korrupsionit. Me këtë veprim Ahmeti deshi të bind opinionin shqiptar në përkushtimin për reformën partiake, duke theksuar rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe integritetit.
A duhet shqiptarët t’u besojnë fjalëve të mira të Ahmetit kundër korrupsionit kur ende i kujtojnë praktikat korruptive të ish funksionarëve të kësaj partie. Asksuh si BDI nuk ka pasur rastin të luftojë korrupsionin duke ushtruar pushtet për 22 vite bashkë me partitë maqedone. A thua, atë që funksionarët e njejtë të BDI-së, nuk e kanë bërë për pesë mandate e gjysmë, do ta bëjnë tani. Vështirë për t’u besuar. Ato jo vetëm që nuk e kanë luftuar korrupsionin, por ka dyshime serioze se me veprimet e tyre e kanë nxitur dhe vetë janë përfshirë në të.
BDI është fajtore për krijimin e përbindshit të ashtuquajtur shteti i kapur, i cili ishte produkt i regjimit të Gruevskit. Ekzistencën e këtij regimi antidemokratik, ku bënte pjesë edhe BDI, e ka çertifikuar vetë Bashkimi Evropian përmes raportit të eksperit Rajnhard Pribe të publikuar në vitin 2015.
Shqiptarëve ju kujtohet mirë se si Gruevski shkelte në mynyrë brutale liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe plaçkiste buxhetin e shtetit. Nga skandali i përgjimeve doli se regjimi kishte përgjuar mbi 20 mijë qytetarë, ndërsa vetëm për projektin Shkupi 2014, qeveria keqpërdori gati 800 milionë euro për ndërtimin e përmendoreve dhe të ndërtesave në stilin barok.
Gjatë atyre 8 viteve të bashkëqeverisjes me VMRO, funksionarët e BDI-së kurrë nuk u distancuan nga regjimi i Gruevskit. Përkundrazi, pas formimit të qeverisë së Zaevit, ajo me mish e me shpirt i ka mbrojtur ish funksionarët e korruptuar të Greuvskit duke përdoruar instalacionet në gjyqësi.
Shembulli eklatant i sjelljes korruptive të lidershipit të BDI-së ishte miratimi i ndryshimeve të Kodit penal në vitin 2023. Këto ndryshime vjetëruan mbi 200 lëndë me akuza për shpërdorim detyre dhe për pasojë amnestuan gati 800 ish funksionarë të qeverisë së Gruevskit.
Dëshmia kryesore se funksionarë të lartë të BDI janë të përfshirë në korrupsion të lartë ishte vënia e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi në listën e zezë amertikane. Vendimi i administratës amerikane konfirmoi dyshimet në opinion se bashkëpuntori mi i ngushtë i Ali Ahmetit, ishte i përfshirë në korrupsion të lartë. Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler e tha troç, dëshmi kundër Grubit ka me bollëk veç nëse institucionet e shtetit janë të interesuara t’i mbledhin.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto fakte të pakontestueshme, fjalët e mira të Ali Ahmetit kundër korrupsionit i mori era, ndërsa aferat korruptive që kanë lënë pas ish funksionarët e BDI-së mbeten të hetohen nga institucionet e shtetit.
Në vend të nënshruajë deklarata kundër korrupsionit, Ali Ahmeti bënë mirë nga fjalët të kalojë në vepra kundër korrupsionit. Për të na bindur neve se vërtet është i përkushtuar për të luftuar krimin duhet të ftojë ish funksionarët në arrati Artan Grubin de Përparim Bajramin të kthehen në vend dhe të përballet me akuzat për shpërdorim detyre.
Arsyetimet për shmangien e përballjes me organet e hetuesisë se druajnë prej drejtësisë selektive nuk qëndrojnë sepse këtë sistem të drejtësisë e kanë krijuar vetë ata për 22 vjet pjesëmarrje në qeveri. Atë që BDI nuk e ka luftuar krimin për aq vite në qeveri, me njerëzit e njejtë, nuk do ta bëjë as për 20 vjetë tjera. Prandaj, korrupsioni e BDI-ja, janë si nëna e bija!