Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se BDI dhe Ali Ahmeti po frikësohen nga zgjedhjet lokale dhe ekziston mundësia që t’i bojkotojnë ato.
Sipas tij, në komunat kryesore kanë problem që të gjejnë kandidatë.
“Ne e shohim çdo ditë e më shumë se z.Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht diskutohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të z.Ahmeti në drejtim të krijimit të alibisë së mos të marrë pjesë në zgjedhje. Rasti i Tetovës dhe shumë komuna të tjera, ata e kanë problem të gjejnë kandidatë për të dalë në zgjedhje, për të garuar. Kjo është gjithashtu edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Çair. Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidatë dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në ekzil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dijnë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami
Data 22.04.2025
Aktuale
- Meta vendos kufij të rinj për fëmijët në Instagram
- Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin nga 13 deri më 16 maj
- Safet Bishevac: Rruga më e shkurtër për në BE është ta sjellim Evropën në shtëpi
- Ramadani: Shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkim dhe jo përçarje
- Zëvendëskryeministri Nikollovski për vizitë pune dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar
- Lutkov: Pagat për punonjësit e kulturës do të paguhen deri nesër, me një rritje mesatare prej 6%
- Egli në gjendje të rëndë, familja e Gjestit nuk po e pranojnë për nuse të shtëpisë – dalin pamjet “tronditëse”
- Nënshkrimi 70 milionësh për të cilin do të luftojë Real Madridi në verë