Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit duke apeluar për kujdes të shtuar ndaj Natyrës.
“ Ramazani është muaj reflektimi e meditimi! Shembulli i emigrimit të Profetit Muhammed alejhi selam nga Meka në Medine si dhe veçimi i tij nëpër male, sidomos gjatë periudhës së agjërimit është një shembull i devotshmërisë shpirtërore drejt pastrimit fizik.
Prehja e tij ishte mali, kodrat! Idetë qiellore për namazin erdhën pikërisht në një shpellë të mbuluar në mal! Fjala e parë në Kur`an-“Lexo”- u zbrit gjatë muajit Ramazan në një vend të mbuluar nga ajri, në një lartësi mbidetare, dhe bota bimore e shtazore.
Përhajr na qoftë fillimi i muajit të Ramazanit. Ta shfrytëzojmë këtë muaj për pastrim shpirtëror dhe për një kujdes më të shtuar ndaj pasurisë që na ka dhuruar Zoti-Natyrës”, thuhet në urimin e SHBA “Karadaku”.
Data 08.01.2026
Aktuale
- Rezervat devizore rriten në 4.9 miliardë euro
- Përmbytjet në Durrës, anëtarja e Këshillit të PD kallëzon në SPAK Bashkinë: Hidrovori 19 mln euro, qyteti ka 3 ditë nën ujë! ‘Lanë duart’ me shishen e verës të Ergys Agasit
- Ndalesë për autobusë në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit
- Në Kërçovë janë evakuuar 100 persona! QMK me njoftim rreth rajoneve të prekura nga vërshimet
- Përmbytje dhe rrëshqitjesh dherash nga reshjet e shiut, qarqet ku situata është me e rënduar
- BDI për “bekimin” e veturave të Policisë: Riti nuk është kryer në hapësirë private, por në oborrin e policisë
- Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre
- Bora e acari: Tragjedia e gjashtë viktimave në Evropë


