Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka përfunduar hetimet për kompanitë të cilat me mashtrime fiktive kanë dëmtuar buxhetin dhe kanë marrë shuma të larta si kthim të TVSH-së nga buxheti. I gjithë dokumentacioni është dorëzuar deri te organet hetimore, Prokuroria Publike dhe Policia Financiare. Siç njoftoi drejtoresha e DAP, Elena Petrova, bëhet fjalë për 10 kompani, ndërsa shuma për mospagesë të tatimit është 4 miliard denarë. Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi gjithashtu se qytetarët do të mund të marrin vërtetim elektronik për gjendjen e të ardhurave të realizuara, dokument i cili u nevojitet për stipendi, për lidhje të kontratave të punës, për ndihmë sociale, për adoptim të fëmijëve e të tjera. Këtë dokument do ta pranojnë edhe bankat gjatë miratimit të krediteve. /Alsat.mk
Data 12.07.2025
Aktuale
- Juventus rivalizon Barçën
- Mickoski: Politikanët bullgarë kanë për qëllim ta asimilojnë popullin maqedonas
- Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum
- FSSH kthehet në konceptin e vjetër, do të ketë vetëm një drejtor
- SHBA-ja bënë thirrje për ndalimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë
- Sekuestrohen veshje sportive me vlerë 40 mijë euro, dyshohen të kontrabanduara! Në pranga pronari i furgonit që po i transportonte
- Durmishi në Kumanovë: Me masa nga Plani Operativ, krijojmë ekonomi aktive
- Kanosi në lokal me sëpatë 2 shtetas, policia arreston 44-vjeçarin