Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se BDI dhe Ali Ahmeti po frikësohen nga zgjedhjet lokale dhe ekziston mundësia që t’i bojkotojnë ato.
Sipas tij, në komunat kryesore kanë problem që të gjejnë kandidatë.
“Ne e shohim çdo ditë e më shumë se z.Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht diskutohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të z.Ahmeti në drejtim të krijimit të alibisë së mos të marrë pjesë në zgjedhje. Rasti i Tetovës dhe shumë komuna të tjera, ata e kanë problem të gjejnë kandidatë për të dalë në zgjedhje, për të garuar. Kjo është gjithashtu edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Çair. Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidatë dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje sepse, fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në ekzil. Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dijnë që kjo kërkesë nuk do të pranohet”, tha Kasami
Data 12.07.2025
Aktuale
- FSSH kthehet në konceptin e vjetër, do të ketë vetëm një drejtor
- SHBA-ja bënë thirrje për ndalimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë
- Sekuestrohen veshje sportive me vlerë 40 mijë euro, dyshohen të kontrabanduara! Në pranga pronari i furgonit që po i transportonte
- Durmishi në Kumanovë: Me masa nga Plani Operativ, krijojmë ekonomi aktive
- Kanosi në lokal me sëpatë 2 shtetas, policia arreston 44-vjeçarin
- Kanosi në lokal me sopatë dy persona pas sherrit, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)
- 115 milionë euro, vjen lajmi që shuan shpresat e Milan-it
- Arrestohet një 37-vjeçar nga Strumica, iu gjet një qese me hashash