Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur përmes një komunikate kërkesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga VLEN thonë se BI-ja po përgatit bojkot të zgjedhjeve lokale.
“Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale”, thonë mes tjerash nga VLEN.
Data 04.07.2025
Aktuale
- Dita e tretë e debatit për ribalancin e Buxhetit
- Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO pas akuzës nga SPAK! Kreu i APP do të njihet me masën e sigurisë
- Apple po krijon kamerën e së ardhmes që e sheh botën si syri i njeriut
- Filipçe: Investimet e huaja direkte kanë rënë nga 397 në 135 milionë euro në tremujorin e parë
- Makina me targa të Maqedonisë aksidentohet në Serbi, ka të vdekur
- VLEN uron 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
- Pas arrestimeve në doganën greke, bllokohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në Qafë Botë! Kalimi për qytetarët vijon normalisht
- ASH akuzon: “VLEN po krijon monopol shtetëror për lojërat e fatit – mashtruan qytetarët me premtime boshe”