Kryeminsitri Hristijan Mickoski, do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Turqisë, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.
Mickoski gjatë qëndrimit të tij në Turqi do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.