Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Klinikës Zhan Mitrev, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet themeluesit të klinikës Zhan Mitrev, dhe ushtruesit të detyrës drejtor i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Zdravko Trajanov, shkruan Alsat.
Si simbol i ekzistencës së një çerek shekulli, në periudhën e ardhshme do të mbillen 25.000 fidanë, me ç’rast Klinika Zhan Mitrev do të dëshmoj ambicien dhe misionin e saj që historia e këtij institucioni shëndetësor të mos kufizohet vetëm në mjekësi, por edhe në përgjegjësi sociale dhe në mjedis të shëndetshëm.
Fillimisht do të fillojë ripyllëzimi në zonat e djegura të rajonit të Shtipit.
“Gjatë 25 viteve, më shumë se një milion pacientë kanë kaluar procedura, kontrolle dhe intervenime kirurgjikale të ndryshme. Janë kryer mbi 40 mijë ndërhyrje kirurgjikale, një numër impozant. Ky është vetëm fillimi dhe unë shpresoj që çdo vit të kemi numër më të madh të fidanëve. Me këtë të kontribuojmë drejtpërdrejt për përmirësimin e mjedisit dhe pasqyrës të vendit tonë, të jetë më e gjelbëruar dhe me ajër më të pastër”, tha Zhan Mitrev, drejtor i Klinikës “Zhan Mitrev”./ Alsat.mk