ProCredit Bank ka prezantuar zyrtarisht programin e ri edukativ për mbështetje të bizneseve mikro dhe të vogla në rritjen dhe zhvillimin e tyre. „ProCredit Business Academy“ u prezantua në ngjarjen që u mbajt dje në Forza Fusion Bar, ku përfaqësues të mediave dhe komunitetit të biznesit patën mundësinë të njihen me programin e plotë dhe përfitimet e tij.
Akademia është pjesë e iniciativës më të gjerë të ProCredit Bank, e cila ka si qëllim forcimin e komunitetit të biznesit vendas përmes mbështetjes jo financiare. Si bankë që vazhdimisht krijon mundësi për edukim dhe rrjetëzim, përmes kësaj akademie do t’u mundësohet sipërmarrësve akses në punëtori interaktive, këshilla ekspertësh dhe mjete praktike për përmirësimin e aftësive të biznesit
„Përmes ProCredit Business Academy, duam t’u mundësojmë sipërmarrësve akses në dije dhe burime që do t’i ndihmojnë ata të bëjnë hapin e ardhshëm të madh në zhvillimin e biznesit të tyre. Për ne, të jesh partner i biznesit do të thotë të shkosh një hap më tutje nga ofrimi i shërbimeve standarde bankare. Prandaj investojmë në atë që është thelbësore për ndërtimin e një biznesi të suksesshëm – dijen dhe rrjetën e kontakteve. Besojmë se edukimi është kyç për rritjen e qëndrueshme dhe kjo iniciativë është një tjetër mënyrë se si e forcimi komunitetin lokal të biznesit“, tha Milan Damchevski, anëtar i Bordit të Drejtorëve të bankës.
Programi do të realizohet nën mentorimin e profesionistëve të shquar nga kompania konsultuese rajonale Alphabet Group, e cila për më shumë se 7 vjet ka ndihmuar bizneset e vogla të realizojnë potencialin e tyre të plotë përmes trajnimeve dhe programeve inovative dhe interaktive për zhvillim.
Akademia është strukturuar në pesë module kryesore, të cilat mbulojnë temat: kuptimi i koncepteve financiare, shitjet, aftësitë e komunikimit, ndërmarrësia e brendshme dhe transformimi dixhital.
Programi do të realizohet nga prilli deri në tetor 2025 në Ndërtesën e Drejtorisë së ProCredit Bank në Shkup. Pas përfundimit të mësimeve, pjesëmarrësve do t’u jepen certifikata.
Pjesëmarrja është pa pagesë, si pjesë e investimit të vazhdueshëm të ProCredit Bank për ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve te sipërmarrësit lokalë. Sipërmarrësit e interesuar mund të aplikojnë deri më 30 mars 2025. Pas procesit të selektimit, do të zgjidhen 90 pjesëmarrës që do të bashkohen me gjeneratën e parë të ProCredit Business Academy.
Aplikimi është i hapur nëpërmjet faqes zyrtare biznisakademija.pcb.mk, ku janë të disponueshme të gjitha detajet rreth akademisë.