Për kritikat që pati pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut tha se nuk i jep llogari askujt, që siç tha, nuk kanë qenë takimet e para e as të fundit dhe shtoi se, është gjithmonë kënaqësi.
“Ishte kënaqësi të takoja zotëri Ahmetin dhe ta prisja në Ambasadën e Shqipërisë. Nuk ishte as takimi i parë dhe as i fundit, qëlloi që ishte takimi i parë publik duke qenë se ishte në Ambasadën e Shqipërisë. Është gjithmonë një kënaqësi. Sa i përket takimeve, kam qenë i paanshëm, kam takuar të gjitha krahët e politikës. Është pjesë e detyrës dhe funksioneve të mia diplomatike, diçka që nuk i jap llogari askujt. Gjithashtu prita mikun tim, deputetin Kamberi. Ai ishte në vizitë në Shkup dhe ndali edhe në Ambasadën e Shqipërisë e cila është e hapur për këdo shqiptar”, tha Meidani në Daily Click./TV21