Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kanë dorëzuar në Kuvend përgjigjet lidhur me interpelancat e dorëzuara, të nënshkruara nga deputetët e mazhorancës. Për pesë anëtarët e këshillit të zgjedhur nga Kuvendi kërkohet interpelancë dhe sipas anëtares Tanja Çaçarova Ilievska, një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit dhe ajo thekson se nuk ndjen obligim moral që të japë dorëheqje nëse votohen interpelancat. Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa tha se fillimisht do të presim nëse do të votohen interpelancat dhe më pas do të tregojë nëse do të japë dorëheqje. Ndryshe, edhe nëse interpelancat kalojnë në Kuvend, nuk do të thotë automatikisht se anëtarët do të tërhiqen, por në fund ata duhet të vendosin vetë nëse do të japin dorëheqje ose jo. /Alsat.mk
Data 28.12.2025
Aktuale
- Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, viti do të nis me protesta dhe grevë
- Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani!
- Bedri Hamza: Dilni votoni, është përgjegjësi dhe themel i demokracisë!
- Kosovë, deri në ora 10:00 kanë votuar 2.64 përqind e qytetarëve
- Fëmijët e ushtarëve presin Babagjyshin me helikopter!
- Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, ndryshe viti do të nis me protesta dhe grevë
- BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon
- Votimi me kusht, këto janë 38 qendrat e votimit!


