Agjencia për menaxhimin e konfiskimit të pasurive, gjatë muajit dhjetor dhe janar kanë realizuar disa aksione solidare të shpërndarjes së fruta-perimve nëpër çerdhet e vendit. Disa nga këto janë publikuar edhe në profilin e tyre zyrtar në Facebook, për të cilat TV21 siguroi informacione nga burime të sigurta që agjencia në fjalë nuk ka marr dritë jeshile nga autoritetet se këto ushqime janë të sigurta për konsum.
Fruta-perimet e konfiskuara nga Inspektorati i Tregut por edhe nga Drejtoria e Doganave, të cilat kanë përfunduar në Agjencinë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara dhe që janë shpërndarë gjatë muajit Janar nëpër Çerdhe, nuk kanë marrë certifikatën se janë ushqime të sigurta nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë”
Sipas legjislativit për Agjencinë e menaxhimit të konfiskimit të pasurive, ky institucion duhet të merr vendim nga gjykata, por duhet të informoj edhe Qeverinë. Sipas Nenit 36 të këtij ligji: “pas konfiskimit, ajo duhet të siguroj mendim nga Agjencia për ushqim dhe veterinari nëse ato ushqime iu përmbahen standardeve shëndetësore, fitosanitare dhe kushtet e sigurisë. Se nuk kanë marrë asnjë mendim për këto shpërndarje të ushqimeve tek fëmijët parashkollor në disa qytete, e vërteton edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Boshko Stojkovski nga sektori inspektues i AUV-së thonë se Agjencia për menaxhim të konfiskimit të pasurisë nuk ka marrë mendim të tillë, jo në 3 muajt, por në 3 vitet e fundit.
“Ne jemi, para së gjithash, për sigurinë e produkteve, për rastet konkrete sinqerisht nuk jemi të informuar si institucion që kanë kërkuar nga ne si kompetent për siguri të ushqimit ndonjë mendim. Jo, nuk kemi dhënë Mendim! Përndryshe me kërkesë të Agjencisë për menaxhim të pasurive të konfiskuara, ne e dorëzojmë në analiza laboratorike, varësisht për cilat ushqime që bëhet fjalë, si në këtë rast për fruta-perime. Pas marrjes së rezultateve që duhet të kryhen me metoda të akredituara, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë mund të jep mendim nëse ai produkt është i sigurt për konsum”, tha Boshko Stojkovski.
TV21 kërkoi përgjigje nga Agjencia për menaxhim të konfiskimit të pasurisë, por nuk arritëm te marrim përgjigje.