Kursimi është shumë më tepër se thjesht grumbullim i parave – është sigurim i stabilitetit dhe mundësia për të përballuar situata të papritura në jetë. Kursimi mundëson qetësi dhe liri financiare, dhe na ndihmon të përballojmë situata të papritura që mund të lindin. T’i besosh kursimet një banke që ofron norma interesi të jashtëzakonshme dhe siguri, siç është UNIBanka, është ndoshta një vendim i shkëlqyer pikërisht tani! Këtu mund të hapni një llogari kursimi që do t’ju ndihmojë të rritni kapitalin dhe të mbrojni kursimet tuaja. Dhe paratë tuaja të punojnë për ju!
Kursimi është i lehtë dhe i arritshëm kur keni besim në institucionin financiar që menaxhon fondet. Është e rëndësishme të keni opsione kursimi që janë të përshtatura me nevoja të ndryshme financiare. Mund të filloni me një shumë minimale, e cila më pas mund të plotësohet. Në UNIBanka keni mundësinë të përdorni një depozitë me normë fikse interesi deri në 3.9% për 36 muaj në denarë.
Me Depozitën Fikse të UNIBankës, ju mund të kurseni në përputhje me nevojat dhe mundësitë tuaja. Të ndiqni rritjen e depozitës përmes bankarit elektronik dhe mobil, të bëni depozita shtesë në çdo kohë ONLINE! Për depozita mbi 1.000.000 MKD, keni mundësinë për një normë interesi stimuluese.
Në UNIBanka, kursimi nuk është thjesht një angazhim financiar i zakonshëm, por do të thotë liri dhe siguri financiare. Çdo shumë e kursyer është një gur themeli për planet e ardhshme, qofshin ato për një shtëpi, arsim ose thjesht mbrojtje nga sfida të papritura. Në një botë të mbushur me pasiguri, është e rëndësishme të kesh një bankë të sigurtë ku kursimet mund të rriten dhe të kesh siguri. Çdo hap drejt kursimit është një investim për një të ardhme më të mirë.
Një nga përfitimet më të rëndësishme të kursimit në UNIBanka është siguria që ofrohet. Banka është pjesë e sistemit të sigurimit të depozitave në Maqedoni, i cili mbulon 100% llogaritë e kursimit deri në 30.000 euro. Kjo do të thotë që fondet tuaja janë të sigurta dhe të garantuara. Gjithashtu, rezultatet e mira financiare të Bankës, 31 vjet përvojë dhe njohuri, besimi i ndërtuar, vazhdimësia në futjen e inovacioneve bankare, ndikojnë që UNIBanka të perceptohet sot si një bankë e sigurtë, dinamike dhe moderne, një vend i shkëlqyer për të kursyer.
Depozita Fikse e UNIBankës – sepse vendimet e mençura sjellin një të ardhme të qëndrueshme!