Zëvendës ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti në intervistën për Alsat theksoi se punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore nuk janë në nivelin e duhur, dhe se me Ligjin për përfaqësim të drejt një herë e përgjithmonë do të rregullohet çështja. Bexheti gjithashtu theksoi se po punohet edhe për avancimin e shqiptarëve.
“Unë vlerësoj se në administratën shtetërore përqindja e shqiptarëve nuk është ajo që duhet të jetë në bazë të përqindjes së popullsisë , dhe mendoj se shqiptarë dhe të bashkësive të tjera duhet të jenë të punësuar në administratën shtetërore komfor përqindjes së tyre”, deklaroi Flakron Bexheti, zv/ministër i Bujqësisë. /Alsat.mk