Një person është arrestuar të hënën në Skenderaj, nën dyshimin se ka fyer dhe ka kanosur zyrtarët policorë.
Policia ka njoftuar të martën se rasti ka ndodhur rreth orës 10:10.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Skenderaj /24.02.2025-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.