Deklarata e Kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, se 1.2 milionë euro të mbledhura nga taksat e qytetarëve të Çairit nuk dihet se ku kanë shkuar, përbën një skandal të madh dhe kërkon një hetim të menjëhershëm dhe transparent.
Akuza se një shumë kaq e madhe parash publike nuk është e qartë se si është shpenzuar, tregon për një abuzim të rëndë me fondet e qytetarëve dhe një keqmenaxhim skandaloz nga ana e administratës komunale.
Qytetarët e Çairit meritojnë një përgjigje të qartë:
Ku janë investuar këto para? Kush mban përgjegjësi për këtë skandal?
BDI kërkon që institucionet përkatëse të ndërmarrin kontrolle të detajuara financiare për të sqaruar se si janë menaxhuar këto fonde dhe nëse ka pasur keqpërdorime.
Transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim ndaj qytetarëve dhe askush nuk mund të fshihet pas lojërave politike kur bëhet fjalë për taksat e njerëzve.
Data 07.11.2025
Aktuale
- Policia po ruan para QKUK-së të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
- Doganat e Maqedonisë sekuestrojnë monedha ari, para dhe pajisje elektronike
- E dhimbshme: Varrosen sot dy vëllezërit që u privuan nga jeta dje në Malishevë
- Pasi goditi me thikë në zemër të atin, mamaja e Marjanit tregon shënimet që i gjeti të birit: I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë! E dërgova tek doktoresha e mushkërive, por…
- Ndodhej në mjet me ish-prokurorin kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit të Shijakut”: Arjan Ndoj më kërkoi të udhëtoja në makinë me të! Ngjarjen s’e mbaj mend
- Arrestohen disa persona nga Prilepi, dyshohen për prerje joligjore të druve
- LSDM: Shkupi u la qëllimisht në plehra, vetëm që Orce të bënte spektakël PR me dronë
- Zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki të vendit, policia publikon planin e masave: Do angazhohen 612 punonjës për ruajtjen e objekteve zgjedhore


