Gjatë fundjavës së fundit të këtij muaji, sipas shifrave nga kontrollet policore të qarkullimit rrugor në të gjithë vendin, vihet re respektim më i madh i rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit rrugor.
Kështu, në kuadër të kontrolleve të trafikut të kryer (21.22.23.02), nga 2.228 urdhërpagesa të lëshuara, 718 shkelje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 106 me drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe 215 shkelje për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Gjithashtu, janë evidentuar 171 kundërvajtje për mos respektim të dispozitave lidhur me përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit, plus 12 kundërvajtje për qytetarët që drejtonin motoçikleta pa helmetë mbrojtëse, si dhe janë shqiptuar 45 gjoba për kundërvajtje për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. Njëkohësisht, (krahasuar me fundjavën e kaluar) ka pasur një rënie të lehtë të shkeljeve për parkim jo të rregullt – 451, ndërsa janë regjistruar 15 raste të ndezjes së semaforit të kuq dhe 28 shkelje nga këmbësorët, në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor.