Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12.
Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), dr. Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska – konsulente për komunikime strategjike dhe ballafaqim me dezinformatat, dhe Filip Stojanovski – Fondacioni Metamorfozis. Ata do të paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë.
Moderator i ngjarjes është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, do të vijojë diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.