LSDM, e cila dikur premtonte “një shoqëri të drejtë për të gjithë”, sot është thjesht një makinë propagande që po përdor mashtrimin dhe populizmin! Nën udhëheqjen e Venko Filipçes, shëndetësia ishte në kolaps, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe dhimbje.
Kur Filipçe ishte ministër, shëndetësia ishte në vdekje klinike! Spitalet pa pajisje, klinikat dhe spitalet të mbytyra në borxhe, dhe me staf mjekësor të shkurtuar që mezi mund të punonte. Pasiguria dhe dështimi ishin udhërrëfyesit e tij! Filipçe dhe LSDM ishin pjesë e skandaleve të shumta, duke filluar nga spitali modular në Tetovë, Durnmo Tours, Onkologjia dhe blerja e vaksinave kineze.
Ai bashkë me BDI-në lanë shëndetësinë të mbytur në pasiguri, duke përdorur punonjësit shëndetësorë si vegla elektorale!
Por, me Arben Taravarin në krye, kjo praktikë shkatërrues po merr fund! Pasiguria po largohet, dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë po sistemohen.
Në vitin e parë të ministrisë së Taravarit, VLEN ka bërë hapa të jashtëzakonshëm për të ndryshuar shëndetësinë! Pas 15 vjetësh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke ndihmuar mijëra pacientë! Vetëm këtë vit, 300 specializantë janë pranuar, dhe 300 të tjerë do të vijnë vitin e ardhshëm!
Ky është një ndryshim real, që e ka sjellë VLEN, jo LSDM! Tani, shëndetësia është në duar të sigurta!
Data 26.12.2025
Aktuale
- Filipçe: SHBA-të paralajmërojnë ligj të posaçëm kundër korrupsionit për Ballkanin Perëndimor, tani gjithçka është e qartë
- “I gjithë shteti online i bllokuar!”- DW: Çfarë po ndodh me e-Albania? Pas skandalit të AKSHI-t, qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim
- Muhamed Hoxha: Lufta kundër ndotjes së ajrit është prioriteti im, nuk do të ketë tolerancë ndaj ndotësve
- “KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin”- Rëndohet pozitat e Ballukut, publikohet të tjera biseda të ministres me Evis Berberin: 10 mln euro pa tvsh! Si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës
- Shkalla e varfërisë në Maqedoni në vitin 2024 ishte 21.9%
- Hetimi i SPAK për koncensionin korruptiv të Belinda Ballukut! Zbardhën përgjimet e reja ministres: Isha dje me Bashkinin! Mund të bëhet shumë ushtar! Po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar!
- “E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut
- FSSH dhe DAP gjobitën 23 gjinekologë në Maqedoni


