VMRO-DPMNE këtë mëngjes reagoi përmes një deklarate ndaj kritikave të gazetarit Sasho Ordanoski ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Nga partia në pushtet thonë: “Sasho Ordanoski, i cili konsiderohet i afërt me LSDM-në, doli me pretendime dhe fyerje tronditëse se presidenti amerikan Donald Trump është ‘reketues dhe neonazist, i cili gënjen’”.
“LSDM-ja nuk ka thënë asnjë fjalë për këto fyerje, nuk ka asnjë dënim dhe asnjë distancim publik, që do të thotë se kjo parti dhe Venko Filipçe pajtohen me këto fyerje ndaj partnerëve të rëndësishëm strategjikë të shtetit. Prandaj, publikisht pyesim: A nuk është kjo një devijim i qartë nga kursi pro-perëndimor i LSDM-së?”, pyeti VMRO-DPMNE, duke kërkuar gjithashtu një përgjigje nga Venko Filipçe mbi qëndrimin e tij për këto fyerje.
Ordanoski më herët deklaroi gjithashtu se Trumpi është ideologjikisht i dashuruar me Putinin.
Data 22.02.2025
Aktuale
- A do të shohim një Kuvend funksional dhe një Qeveri të re deri në fund të marsit?
- Dhunoi me grushte, shkelma e sende të forta 52-vjeçarin, arrestohet 37-vjeçari! Shpallet në kërkim nipi i tij
- Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së
- U dënua me 6.8 vite burg nga GJKKO, arrestohet 48-vjeçari me dy emra! I arrestuari pjesë e një grupi të strukturuar kriminal!
- ““Fusha shpk” ka punuar me Bashën, Ramën dhe me mua”- Erion Veliaj: I dha 9 mijë Euro për konsulencë juridike një të njohurës së gruas sime, ky është korrupsion?!
- Juventusi i madh po kthehet, trajneri i madh në verë do ta zëvendësojë Mottan
- Trump shkarkon një gjeneral të lartë dhe ndryshon udhëheqjen e Pentagonit
- Aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet dhe nxit turizmin, Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit