Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, i cili është edhe ministër i Politikës Soaciale, e ka quajtur si qesharake, përbuzëse dhe nënçmuese iniciativën e BDI-së për Veting brenda partiasë Sipas tij, populli nuk i beson BDI-së.
“Është njejtë si të thuash bëjmë Veting, po ta bëjnë Vetingun të burgosurit të cilët janë në Idrizovë ose në Shutkë. Nuk shoh arsye këtu, të gjithë antarët e dikurshëm të kabinetit dhe të rrethit të ngushtë të cilët kanë qenë krahu i djathtë i atij dhe proklamonte se janë ndër njerëzit më të aftë të tij, sot janë nëpër lista të zeza dhe akuzohen për krime të ndryshme për korrupsion, për vjedhje dhe kjo është alogjike, proklamimi i këtillë. Është thënë shpesh, do ta ripërsëris, edhe ai vetë e përmendi, hajduti ose hajdutit nuk i vjetërsohet vepra. Kështu që hajdutet le ti kërkojnë te vetvetja e tyre.
Limani tha se para se të fillojë fushata e zgehdhjeve të fundit, ka publikuar video, sipas të cilit dëshmohen keqpërdorime të krerët e BDI-së, por që askush nuk ka reaguar.
“Unë shumë, shumë, shumë më herët përpara se të hapet fushata zgjedhore e fundit, kam nxjerrë në shesh disa inçizime të pasurive të tyre, dhe për këtë do të duhet të përgjigjet edhe vet Prokuroria, do të duhet ti ndjek ato. Po për fat të keq, ne kemi në krye, në majë të Prokurorisë, njerëz të cilët janë familjarë, të rrethit të ngushtë të tyre dhe nuk ka se ç’presim prej tyre. Një fjalë popullore thotë ruaju gomarit në shkelmin e fundit të tij. Këto janë përpara dhënjes frymë të fundit të tyre, në aspektin politik gjithnjë po flas dhe nuk ka se ç’shesin dëngla këtij populli të cilin përveç asaj që e vodhën dhe e rrjepën, këto i lanë të gjitha nënat dhe baballarët pa fëmijët e tyre duke i dëbuar nga ky vend”, tha Limani në deklaratë për Ora24.tv dhe Almakos.com.