Donald Trump ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit ukrainas Volodymir Zelensky, ku tha se ishte e çuditshme që vendi i tij nuk ishte ftuar në bisedimet në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Duke thënë se ishte “i zhgënjyer” nga reagimi i Ukrainës, Trump duket se fajësoi Ukrainën për fillimin e luftës, duke thënë se ky shtet mund të kishte bërë një marrëveshje.
Më herët të martën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio në Riad për bisedimet e para të nivelit të lartë, ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi. Ata ranë dakord të caktojnë ekipe për të filluar negociatat për përfundimin e luftës.
Lavrov tha se vendi i tij nuk do të pranonte forca paqeruajtëse nga vendet e NATO-s në Ukrainë sipas ndonjë marrëveshjeje paqeje, një propozim i ngritur në një takim të anëtarëve evropianë të NATO-s në Paris të hënën.
“Lufta nuk duhet të kishte filluar kurrë. Mund të ishte bërë një marrëveshje. Unë mund të kisha bërë një marrëveshje për Ukrainën. Kjo do t’u kishte dhënë atyre pothuajse të gjithë tokën, gjithçka, pothuajse të gjithë tokën – dhe nuk do të kishte vrarë njerëz dhe asnjë qytet nuk do të ishte shkatërruar. Rusia dëshiron të bëjë diçka. Ata duan të ndalojnë barbarizmin e egër. Unë mendoj se kam fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte “, tha Trump.