Në moshën 80 vjeçare vdiq regjisorja dhe poetesha bullgare Maja Vapcarova. Lajmin e trishtë e bëri të ditur djali i saj Borisllav Trifonov për bTV.
Ajo ishte mbesa e poetit Nikola Vapcarov. Babai i saj, Boris Vapcarov, ishte vëllai i tij.
Maja Vapcarova lindi më 7 korrik 1944 në Bansko. Ajo ka studiuar psikologji në Universitetin e Nju Jorkut. Në vitin 1969, Maja Vapcarova mbaroi regjinë e filmit te Istvan Szabo në Budapest.
Ajo ishte regjisorja e filmave “Historitë e rreme” (1977) dhe “Masë për mosshmangie” (1983), si dhe autorja e mbi 50 filmave dokumentarë.
Në vitin 2007, ajo u zgjodh anëtare e Këshillit për Media Elektronike në vend të të ndjerit Rajço Rajkov. Nga viti 2009 deri në 2010, ajo ishte kryetare e këtij organi rregullator. Në vitin 2010, u propozua nga DPS për një mandat të dytë si anëtare e Këshillit, por votat e deputetëve për kandidaturën e saj ishin të pamjaftueshme. Vapcarova mori 51 vota “pro”, 25 “kundër” dhe 87 “abstenim”.
Përkujtimi i saj do të mbahet të dielën, më 23 shkurt.