Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë , ka folur edhe për raportet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ku midis tjerash ka theksuar se është interes i dy shteteve që të hiqet vetoja bullgare për nisjen e bisedimeve me BE-në.
“Është mirë që kemi qeveri të re në Sofje. Pasi që me të vërtet qeveria teknike nuk ndërmerrte hapa aktive për të biseduar. Mendoj se nga ato takimet e para nuk mund të presim sukses të madh në fillim. Por unë mendoj se është mirë që po realizohet ai komunikim dhe me një qasje të përbashkët, me dialog, me hapje, duke parë në këtë problem ose kontest në prizmën e interesit të përbashkët të dy shteteve dhe dy popujve, këtu mendoj në popullin maqedonas dhe bullgar dhe në kuptimin e sigurisë regjionale, mendoj se është e interesit të përbashkët të qasemi drejt zgjidhjes së këtij kontesti. Gjegjësisht të largohet vetoja bullgare për hapjen e bisedimeve të shtetit tonë me Unionin Evropian”, deklaroi midis tjerash Gashi.