Nga BDI në një kumtesë për media, kanë deklaruar se për herë të parë, institucionet e shtetit nuk e kanë uruar pavarësinë e Kosovës.
“Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit – për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik – një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal.
Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit tonë.
Një sjellje e tillë është pasojë e ndikimit në rritje të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut – një projekt që përbën kërcënim për sovranitetin, perspektivën evropiane dhe interesat strategjike të shtetit.
Promovimi i kësaj ideologjie në dëm të marrëdhënieve miqësore me Kosovën është i papranueshëm dhe i dëmshëm”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Data 14.12.2025
Aktuale
- MPB me detaje për aksidentin në autostradën Gostivar-Tetovë
- KQZ nis nesër dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë
- Arrestohet ish Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa!
- Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tetë persona të lënduar
- Kur zogjtë bëhen protagoniste: Gazetarja goditet gjatë raportimit live
- E PLOTË- “Po kanalizojnë zemërimin e njerëzve te ne”- Zbardhen replikat me dyer të mbyllura! Deputeti i PD: Protestën ta spostojmë të dielën, të mos jetë shëtitje! Noka përplaset ashpër me Salianjin
- Mbledhja pa media! Zbulohen përplasjet, Noka: Në Elbasan ke angazhuar Suel Çelën që njerëzit mos dalin në Foltore! Salianji: Idiotësi, ta nxjerr me fakte kush e takon…
- Katër persona sulmuan dy të rinj në autostradën Gostivar – Tetovë, njëri prej sulmuesve polic me profesion


