Uniformat blu kanë zhvilluar një operacion anti-drogë në kryeqytet që prej orëve të para të mëngjesit, e shtrirë në disa zona të Tiranës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se janë arrestuar 22 persona.
Gjithashtu janë gjetur e sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e cila do shërbejë në cilësinë e provës materiale.
Nuk dihet ende se sa drogë është sekuestruar.