Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi festën.
“Sot, kremtojmë guximin dhe përkushtimin e popullit të Kosovës në arritjen e pavarësisë. Ky është një moment historik që na frymëzon për të vazhduar përpjekjet për një Kosovë të bashkuar, të zhvilluar dhe të begatë. Urojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e mbushur me paqe dhe progres për çdo qytetar.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!“, ka shkruar kryetari Thaçi në urimin e tij.