Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të Konferencës për Siguri të Mynihut dhe ka theksuar se vendi i tij nuk pranon ndryshime në marrëveshjen me Maqedoninë.
Sipas Radev, ambicia e shprehur qartë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE përbën mundësi për zgjerimin e hapësirës të bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke forcuar stabilitetin e rajonit.
Në këtë drejtim, Radev ka shprehur shpresën se Maqedonia do ta arrijë këtë.
„Maqedonia duhet të fillojë me zbatimin real të konsensusit evropian të vitit 2022. Bullgaria nuk vendos kërkesa të reja për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të cilat janë inkorporuar në kuadër të bisedimeve“, ka thënë Radev.
Kusht për mbajtjen automatike të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Maqedoninë dhe fazës së dytë të fillimit të bisedimeve të vendit me BE-në është përfshirja e Bullgarëve në Kushtetutë, që për qeverinë e VMRO-DPMNE është e papranueshme dhe tërheqje nga interesat kombëtare, e bërë nga qeveria e mëparshme e LSDM-së. Sipas VMRO-DPMNE, që të ketë parashikueshmëri në integrimet evropiane të vendit, ndryshimet në Kushtetutë duhet të hyjnë në fuqi vetëm pasi të mbarojnë bisedimet dhe shtetet anëtare të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.