Shoqata Maqedonase e Kooperativave Bujqësore organizoi sot në Veles një ngjarje për promovimin e mundësive për mbështetje financiare për kooperativat bujqësore në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të projektit „Kooperativa Bujqësore Konkurruese“ i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili realizohet në bashkëpunim me ZBK Kreaçioni. Siç njoftoi organizatori, gjatë ngjarjes do të prezantohen ndryshimet në legjislacionin me qëllim ofrimin e mekanizmave të ndryshëm për mbështetje financiare që janë në dispozicion për kooperativat, me qëllim forcimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
„Kooperativat bujqësore luajnë një rol kyç në përmirësimin e konkurrencës, rritjen e efikasitetit të prodhimit dhe sigurimin e rritjes së qëndrueshme në zonat rurale. Ky iniciativë ka për qëllim të sigurojë informacion të vlefshëm për fermerët dhe përfaqësuesit e kooperativave se si të kenë qasje në fondet e BE-së dhe fondet kombëtare që janë në dispozicion për ta, me qëllim që të përmirësojnë bizneset e tyre“, thekson organizatori.
Në ngjarje do të jetë i pranishëm ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, dhe ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Muaji i parë i Aliut në Shëndetësi: “Vendosëm themelet për një sistem më funksional”
- Tragjedi në Gjorçe Petrov të Shkupit, nga zjarri humb jetën një person
- Kujdes me ushqimin, është koha e helmimeve!
- Mickoski: Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 19 tetor
- Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë Shqiptare, Proda: Rrisin efikasitetin në detyrë
- Tentoi të trafikojë armë në Shqipëri, arrestohet 28-vjeçari nga Prizreni në pikën kufitare të Morinës
- Zgjedhjet e ardhshme lokale do të shpallen më 7 ose 8 gusht
- Arrestohet për grabitje të rëndë një i ri nga Negotina