Motit sot do të jetë i ndryshueshëm me re dhe reshje të përkohshme. Në malet dhe në disa zona më të larta do të ketë borë, ndërsa në zonat më të ulëta do të ketë shi, i cili herë pas here mund të kthehet në borë.
Do të fryjë një erë e lehtë deri në të moderuar, që nga paradreka, përgjatë Luginës së Vardarit, me rritje të përkohshme të erës nga veriu.
Në disa rajone malore do të ketë borë të lehtë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -1 deri 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri 9 gradë, sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me re dhe kushte për shi të lehtë të përkohshëm, ndërsa në zonat më të larta do të ketë kushte për borë të lehtë dhe erë të lehtë nga veriu.
Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM, në ditët e ardhshme do të jetë me re dhe reshje të përkohshme. Në malet dhe në disa zona më të larta do të ketë borë, ndërsa në zonat më të ulëta do të ketë shi, me mundësi që reshjet herë pas here të kthehen në borë.
Do të fryjë një erë e moderuar deri në të fortë nga veriu. Nga e marta, vranësira do të zvogëlohet, ndërsa nga e mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët me temperatura të ulëta në mëngjes, informon DPHM.