Nga BDI, dega e tyre në Prespë kanë njoftuar se kanë organizuar një mbledhje në të cilën është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
“Gjatë mbledhjes, u diskutua për çështjet më shqetësuese që kanë të bëjnë me shkeljen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, përfshirë minimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucione të ndryshme. U theksua edhe largimi i qindra shqiptarëve nga puna dhe privimi i tyre nga mundësia për të qenë drejtues në shumë institucione të rëndësishme. Po ashtu, u diskutua për mënjanimin e shqiptarëve dhe komuniteteve jo shumicë nga pozitat udhëheqëse në institucione kyçe.
Një tjetër çështje shqetësuese ishte mosrespektimi i gjuhës shqipe zyrtare nga shumë institucione, të cilat janë shndërruar nga dygjuhëshe në njëgjuhëshe. Situata është tejet alarmante, pasi ka tendenca të qeverisë për të shfuqizuar ligjin për përdorimin zyrtar të shqipes, duke e kërcënuar kështu edhe statusin e saj si gjuhë zyrtare.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të reagojë fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të minuar të drejtat e shqiptarëve dhe të komuniteteve të tjera. Ne do të ruajmë dhe mbrojmë karakterin multietnik të shtetit, duke qëndruar besnik ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 25.12.2025
Aktuale
- MPJ: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme
- VLEN: Fryrje rekord nga Taravari, sallë këshilli 50 mijë, faturë 750 mijë euro
- Apel i DMSH-së për mbrojtje nga zjarri për festat e ardhshme
- Ktheu lokalin në bazë për shitje droge, arrestohet zjarrfikësi në Pogtadec! Pezullohet nga detyra (EMRI)
- Policia e Kosovës në kërkim të shtetasit të Maqedonisë, dyshohet se ka rrahur një grua nga Gjakova
- Ishin në kërkim, dy persona ndalohen në Aeroportin e Prishtinës për raste të vjedhjes
- Veliaj uron nga qelia Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira
- Vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”


