Komuna e Sarajit ka publikuar një njoftim këtë pasdite, në të cilin thuhet se ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorit të Inspektoratit të Ndërtimit, Zuhejr Rexhepit.
“Komuna e Sarajit me përgjegjësinë më të madhe informon opinionin se gjatë gjithë kohës respekton dhe aplikon regullat pozitive ligjore edhe në sektorin e urbanizmit.
Sot ne mënyrë flagrante inspektorati shtetror i ndërtimit në krye me Zuhejr Rexhepin ka bërë sulm në kompetencat e Komunës se Sarajit me të vetmin qëllimm që të demtoj imazhin e Komunës së Sarajit.
Njoftojmë opinionin e gjërë se Komuna e Sarajit në vazhdimësi është në presion nga i ashtuquajturi drejtor i insepktoratit i cili deri tash në asnjë formë nuk ka arritur që të gjen paregullsi në punën e Komunës së Sarajit në sektorin e urbanizmit.
Gjithashtu njoftojmë opinionin se Komuna e Sarajit ka ngritur procedurë penale kundër drejtorit dhe inspektoreve në inspektoratin shtetëror të ndertimit për mosrespektim të procedurave ligjore të cilat janë në fuqi dhe për tejkalim të kompetencave” – thonë nga Komuna e Sarajit.