Rezultatet e punës tonë të përditshme janë të dukshme, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
“Shëndetësia si hallkë e rëndësishme e funksionimit të sistemit shtetëror me doemos ka kërkuar njerëz të përgjegjshëm që angazhohen për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor. Shërbimi sa më profesional dhe në çdo kohë ndaj pacientëve është prioritet i yni, e për këtë po angazhohemi pa ndalë.
Prandaj, sot me krenari të plotë ju informojmë që për herë të parë është hapur pikë e re pediatrike e kujdestarisë në Poliklinikën Bit Pazar. Pika funksionon çdo ditë nga ora 19:30 deri në 07:30 dhe të dielën 24 orë. Hapësira është plotësisht e rinovuar dhe e pajisur me mobilie dhe inventar të ri mjekësor.
Në këtë pikë pediatrike do të ofrohen shërbime për fëmijët nga mosha 0 deri në 14 vjeç nga qyteti i Shkupit dhe vendbanimet përreth. Shërbimet përfshijnë ekzaminim të përgjithshëm pediatrik, qasje terapeutike dhe analiza laboratorike.
Nuk mund të tregohet brengosje e përpjekje për përmirësim të gjendjes nëse vazhdohet me avazin e njëjtë. Si pasojë e kësaj sot kemi një sistem shëndetësor të kolapsuar. Prandaj, ne po ndryshojmë qasjen në veprim. Ne po veprojmë me përgjegjësi të plotë dhe me hapa konkret drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor”, thonë nga VLEN.
Data 28.12.2025
Aktuale
- 15 milionë euro subvencione nga buxheti i qytetit për NTP “Shkup”
- VIDEO- Festë me “Birra Korça”, serenata dhe vallëzime! Atmosferë magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës
- Një person mbrëmë u plagos në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje
- E shoqëruar nga djemtë e saj, voton bashkëshortja e Kadri Veselit
- Dëmtohet tubacioni kryesor, Vlora prej 3 ditësh pa ujë! Situatë e vështirë për qytetarët!
- LSDM: Tender prej 1.2 milionë eurosh për kompani të afërt me ZNAM
- U gjetën mbi 9.000 copë mjete piroteknike në Gostivar, një person u privua nga liria
- Sërish bllokohet vendkalimi kufitar Evzoni


