UNI Banka Shkup është një nga bankat në vend përmes së cilës klientët, persona juridikë, do të mund të aplikojnë për një kredi të favorshme për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private.
“Ne besojmë se kjo linjë kreditore ka komponentë të fortë zhvillimi dhe investimi, dhe do të kontribuojë në nxitjen e investimeve të reja në aktive themelore dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe investimeve. Këto do të ndikojnë pozitivisht në ekonomi, do të sjellin punësime të reja, rritje të GDP-së dhe zhvillim të plotë ekonomik në vend.
Marrëveshja e nënshkruar me Bankën e Zhvillimit të R. Maqedonisë do të na lejojë të shpërndajmë linjën kreditore sipas kritereve të përcaktuara nga Qeveria.
Bashkëpunimi ynë me Bankën e Zhvillimit të R. Maqedonisë, me këtë, si dhe me linjat kreditore të mëparshme, është gjithmonë i përqendruar në forcimin e ekonomisë maqedonase.
Me mbështetjen kreditore për investime të reja në aktive themelore përmes kësaj linje, ne kontribuojmë në fuqizimin e kapaciteteve të subjekteve vendase, në rritjen e efekteve pozitive të operimit të tyre, duke krijuar një kontribut afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Qëllimi është përmirësimi i performancës së përgjithshme, rritja e produktivitetit ekonomik dhe konkurrenca më e madhe e ndërmarrjeve. Besojmë se në vend ka kompani me potencial të lartë ekonomik, me projekte që mund të konkurrojnë në tregun botëror”, theksoi Milka Todorova, Kryetare e Bordit Drejtues të UNI Bankës Shkup.
Kredia ka qëllim investimesh të reja në aktive themelore, me normë fikse interesi prej 1.95%, ndërsa shuma maksimale e kredisë arrin në 615.000.000 denarë , duke marrë parasysh edhe ekspozimin ndaj palëve të lidhura. Kredia ka afat maksimal deri në 15 vjet, me një periudhë kalimtare deri në 3 vjet, pa kompenzim për miratimin, menaxhimin ose shlyerjen e parakohshme.