Është hapur çështja për ndryshimin e stemës shtetërorë të RMV-së, konfirmuan nga qeveria aktuale VMRO-DPMNe dhe VLEN.
Sipas tyre, vendi ka ende një stemë të vjetër shtetërore që ju duhet disa modifikime të vogla. Kjo temë ka shkaktuar reagime, sidomos nga ana e opozitës.
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se stema aktuale është një pasqyrë e pasur e karakteristikave dhe diversitetit të Maqedonisë dhe se ndryshimi i saj do të ishte një hap prapa.
“Ne besojmë se stema shtetërore pasqyron mjaftueshëm të gjitha karakteristikat heraldike të këtij rajoni. Vazhdimësia e përfitimeve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste është e qartë, nuk ka ndarje në etni. Nëse do të ketë një nismë të tillë, ne do të kundërshtojmë me forcë ndryshimin e stemës shtetërore me të gjitha mjetet demokratike” – tha Filipçe.
Ndërkohë, Bilal Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës dhe i partisë Lëvizja Besa, ka shprehur mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës dhe simboleve shtetërore.
Sipas tij, ndryshimi i simboleve duhet të pasqyrojë orientimin aktual të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe është i gatshëm të diskutojë amendamente kushtetuese në këtë drejtim.
“Jemi të gatshëm të diskutojmë një paketë amendamentesh kushtetuese, ku në vend të trashëgimisë së sistemit të mëparshëm, do të pasqyrohet orientimi aktual i vendit drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, duke u siguruar që do të jetë një proces publik dhe transparent” – deklaroi Kasami.
Një propozim tjetër ka ardhur nga Partia Liberal Demokratike, e cila ka sugjeruar që rrëqebulli të vendoset në stemën e re si simbol i veçantë, karakteristik për vendin.
Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i ngjajë asnjë vendi fqinj dhe nuk do të krijojë probleme. Vetëm veçantia, veçoria, risia, freskia, e ardhmja dhe mbrojtja e vetes është e pranueshme – siç është rrëqebulli i Ballkanit, i cili e ka origjinën nga Mali Sharr, është kafshë e rrallë dhe e mbrojtur dhe është një nga simbolet tona kombëtare shtetërore ” – thonë nga PLD.
Ndryshimi i stemës ka ngjallur gjithashtu shqetësime lidhur me mundësinë e kostove shtesë për qytetarët, veçanërisht në lidhje me ndryshimet në dokumentet personale si pasaportat, kartat e identitetit dhe patentë shoferët, të cilat kërkojnë procedura të reja administrative pas ndryshimeve kushtetuese të mëparshme. /tvklan.mk/