Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme ka komentuar deklaratën e e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e stemës së shtetit.
Ai tha se ata janë të gatshëm të bisedojnë për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë.
“Do t’i kishim qenë të gatshëm që të flasim për një pako ku sigurisht ku do të kishte qenë në shqyrtim edhe stema edhe çështja e himnit, por edhe çështja e ndryshimeve tjera kushtetuese që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo me çështjen e definimit jo të përshtatshëm të gjuhës shqipe në kushtetutë si gjuha e 20%”, shtoi Kasami.