Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që vulat e ASH-së, t’i takojnë Zijadin Selës.
Taravari tha se ata do të ankohen për vendimin dhe se do të presin vendimin përfundimtar, siç e quan ai, “seriali absurd”.
“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj…
Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj.
Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur!
Fati i tyre politik është Vulosur!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 22.09.2025
Aktuale
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut
- Tërmet në pjesën juglindore të Maqedonisë së Veriut
- Arrestohen tre shtetase kineze për prostitucion, sekuestrohen para, celularë dhe karta bankare! Procedohen penalisht 5 klientë shqitarë
- Çfarë po zbulojnë shkencëtarët për efektet e vaksinave COVID-19 në shëndetin tonë?
- Groposi të ëmën për të përfituar pensionin e saj, flet 62-vjeçarja: Më ndihmoi një shqiptar, e bëra sepse…
- Gazprom-i rus del praktikisht nga pronësia e NIS-it
- Azemi paralajmëron: Sindikata do të kërkojë 600 euro pagën minimale pas zgjedhjeve
- Aksident në rrugën Prilep-Gradsko, ndërpritet trafiku