Elon Musk dëshiron të marrë në pronësi OpenAI, kompaninë mëmë të ChatGPT. Një grup investitorësh i udhëhequr prej tij ofron 97.4 miliardë dollarë për ta blerë kompaninë e inteligjencës artificiale.
Avokati i miliarderit, Marc Toberoff, konfirmoi se ai e paraqiti ofertën për të gjitha asetet në bordin e saj të hënën.
“Si bashkëthemelues i OpenAI dhe lideri më inovativ dhe i suksesshëm i industrisë së teknologjisë në histori, Musk është personi i duhur për të mbrojtur dhe rritur teknologjinë e OpenAI,” shtoi avokati në emër të Musk dhe investitorëve të tjerë.
Përgjigjja ishte një ironi e pastër, pikërisht në një nga platfrmat online në pronësi të Musk, X ose ish-Twitter.
“Jo faleminderit, ne do të blejmë twitter për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi”, shkroi Altman.
Oferta është një pikë kthese në betejën e gjatë midis Musk, njeriut më të pasur në botë dhe dorës së djathtë të Presidentit të SHBA Donald Trump, dhe shefit ekzekutiv të Open AI Sam Altman.