Ramadan Ramadani, analist nga Instituti për Mendim Të Lirë nga Shkupi në një analizë video për zgjedhjet në Kosovë mbajti qëndrim se fjala e përdorë “Hajvana” nga lideri i VV-së Albin Kurti nuk ishte as gaf e as ofendim: “Kjo nuk është aspak as gaf publik, as shprehje denigruese, as dehumanizuese e as ofendim dhe nënçmim publik pasi kjo u përcoll me sqarim.
Ashtu Albin Kurti që pati një gaf me shprehjen baba dhe sharroj edhe më thellë kur hyri në spjegim në këtë rast nuk ka bë asnjë gaf dhe ofendim pasi ka edhe sqarim.
E sqarimi ishte se këto që ai i quajti hajvana kanë dhënë premtime joreale jashtë krejt normave të politikës, realitetit dhe matematikës. E dallimi mes insan dhe hajvan është mu kjo. Dija dhe vetëdija për politikën, realitetin dhe matematikën. Nime ka kalu koha e hajvanatit; njerëzit i dinë shkronjat dhe numrat. Njerëzit mo kanë dije, kanë bo shkolla nuk jetojnë në shtalla!”,
përfundoi Ramadani në analizën e rregulltë javore në Lajm TV.