Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdonë pothuajse ç’do ditë të reagojë për siç thonë, mos përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Nga partia e Ahmetit sot janë fokusuar tek armata, të cilët theksojnë se shqiptarët janë të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri.
Margjinalizimi i shqiptarëve, sipas opozitares nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-DPMNE-së për të luajtur rolin e ‘përfaqësuesve shqiptarë’ vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi. Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për të ngritur zërin kundër këtij diskriminimi të hapur, duke u bërë pjesë e heshtur e margjinalizimit të shqiptarëve”.
Nga BDI bëjnë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet dhe shoqëria në tërësi për të ndalur siç thonë, këtë diskriminim që dëmton të ardhmen e përbashkët të vendit .
E, i pari që reagoi ishte ministri i Shëndetësisë dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, i cili tha se BDI është opozitë dhe kritika është puna e tyre.
ARBEN TARAVARI
“BDI është në opozitë dhe ajo është puna e tyre, të kritikojnë vazhdimishtë”
Ndërkaq, sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuatë, Taravari tha se është në përfundim e sipër dhe së shpejti ai tha se do dalin sëbashku me kryeminstrin Hristijan Mickoski dhe parnterët tjerë të koalicionit qeverisë, të tregojnë publikishtë se ligji duhet ta kalojë procedurën në kuvend.
Samir Mustafa /SHENJA/