A do të ketë çmime më të ulëta për importin e veturave të përdorura në Maqedoninë e Veriut? Drejtori i Drejtorisë së Soganave, Boban Nikollovski në Daily Click në TV21 tha se duhet të mendohet për këtë, por që për momentin, tha se nuk po punojnë për këtë çështje.
“Po, pajtohem! Duhet të mendohet për atë çështje, por definitivisht do t’i njoftojmë publikisht qytetarët pasi të fillojmë të mendojmë, ose t’i ndryshojmë taksat doganore për automjetet e përdorura. Në këtë moment nuk punojmë…Ose rrethana lehtësuese për automjetet elektrike. Ashtu, për momentin nuk punojmë në këtë”, tha Nikollovski në Daily Click.