Në kuadër të vizitës së punës në Australi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, mori pjesë dhe foli në një ndeshje në Preston Lajons, një nga klubet më të suksesshme maqedonase të futbollit në Australi. Klubi përfaqëson simbol sportiv të bashkësisë maqedonase dhe e kultivon traditën dhe lidhjet me atdheun përmes sportit.
“Në ngjyrë të kuqe-verdhë, këtu nga Melburni bëmë tifo për ekipin i cili është krenari e bashkësisë maqedonase, model i suksesshëm sportiv dhe simbol i frymës sportive në Australi”, shkroi Mucunski në publikimin në rrjetet sociale.
Ai ndeshjen e ndjeki bashkë me disa biznesmenë të suksesshëm maqedonas, të cilët me mbështetjen e tyre kontribuojnë për ruajtjen e identitetit sportiv dhe kulturor maqedonas në diasporë.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, vizita në Australi është mundësi për fuqizim të lidhjeve me mërgimtarët tanë, të cilët kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit.
Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski e vizitoi edhe manastirin maqedonas Shën Klimenti i Ohrit – manastiri më i vjetër maqedonas në diasporë, si dhe kishën katolike Lindja e Shën Mërisë në Melburn, duke theksuar se kishat janë shtyllë e rëndësishme për ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës maqedonase.
Gjithashtu, ministri Mucunski ka realizuar takim me përfaqësues të Shoqatës Maqedonase për Mirëqenie të Bashkësisë (MCWA), organizatë udhëheqëse në Australi kushtuar sigurimit të kujdesit të individualizuar për persona më të vjetër, me theks në kompetencën kulturore dhe gjithë përfshirjes. Si organizatë e përbashkët e orientuar, MCWA ofron spektër të gjerë të shërbimeve, duke përfshirë programe për gjendje të mirë dhe rehabilitim, duke i ndjekur praktikat dhe standardet rregullatore më të mira, njoftoi MPJTJ.