„75 vjet inovacion, 30 vjet liderizëm – Diners është më shumë se një kartë“
Në vitin e largët 1949, Diners Club krijoi kartën e parë të kreditit, duke hapur një epokë të re në mënyrën e pagesës në të gjithë botën. Që nga ajo kohë deri sot, Diners është sinonim për inovacion, besim dhe privilegje.
Si filloi historia?
Ideja për kartën e parë të kreditit erdhi nga biznesmeni i njohur amerikan Frank McNamara, i cili u ndesh me një situatë të pakëndshme – pa para në një restorant. Kjo ngjarje çoi në krijimin e kartës së parë Diners Club, e cila shpejt ndryshoi mënyrën e pagesës përgjithmonë.
Nga fillimet e saj në vitin 1950 me 14 restorante dhe 2 hotele në Nju Jork, Diners Club sot pranohet në më shumë se 55 milion vende në më shumë se 200 shtete.
30 vjet të Diners Club në Maqedoni
Në vitin 1994, Diners Club mbërriti në Maqedoni si kartë e parë e kreditit, duke u ofruar anëtarëve të saj fleksibilitet më të madh financiar. Sot, Diners pranohet në më shumë se 5.000 pika shitjesh dhe 400 bankomata në të gjithë vendin, duke ofruar privilegje unike:
- Pagesa deri në 24 këste – në shumë vende dhe pa kamatë
- Zbritje dhe përfitime ekskluzive në dyqanet tuaja të preferuara
- Pagesë të shtyrë për më shumë liri dhe komoditet
- Akses në para në ATM dhe shumë më tepër
Diners Club është më shumë se një kartë – është një anëtarësi në një klub që e bën jetën më të lehtë dhe më të këndshme.
Jubileu 75-vjeçar i Diners Club International nuk është thjesht një moment i rëndësishëm për këtë markë, kjo është një festim i fillimit të një industri të tërë, e krijuar për të përmbushur nevojat e konsumatorëve.
Historia e suksesshme e Diners Club Maqedoni vazhdon të shkruhet, me motivim gjithnjë e më të madh për sfidat e ardhshme, përvoja të reja, përparim dhe zgjerim, gjithmonë me fokus në ofrimin e shërbimeve të jashtëzakonshme për anëtarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët.
Shijoni më shumë liri financiare dhe fleksibilitet në pagesa me Diners Club – bashkohuni në klub dhe aplikoni sot!