Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pretencën për një nga dosjet e inceneratorit të Tiranës.
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, veprim të kryer në bashkëpunim. Prokurori Dritan Prenci ka kërkuar që Lefter Koka të dënohet me 4 vite burg për këtë akuzë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi kërkuar ulet me 1/3-ën, duke e reduktuar atë në 2.8 vite heqje lirie.
Krahas Kokës, prokurori Dritan Prenci kërkoi gjatë seancës dënime dhe për ish-zyrtarë dhe individë të tjerë të lidhur me projektet e menaxhimit të mbetjeve.
Kërkesat e prokurorisë janë si më poshtë:
Erjon Murataj: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Bledar Karoli: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Taulant Tusha: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Namik Simixhiu: 4 vite burg, 2.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Valbona Ballgjini: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sidita Kopliku: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Jetmir Llapaj: 2 vite burg, konvertuar në shërbim prove për shkak të gjykimit të shkurtuar.