Mjeku shqiptar në Londër, humanist në profesion dhe praktike – është ky Dr. Kristo Papa i cili sot ka vizituar shkollën shqipe « Iliria » në Londër.
Nxënësit e shkollës në fjale nuk kishin aq kushte te mjaftueshme. Mjeku shqiptar Kristo Papa i shqetësuar per ketë gjendje, ju ka ofruar ndihmën dhe shërbimet e tij falas jo vetëm për stafin e shkollës, nxënësit, por edhe për familjarët e tyre. Kristo Papa, njëkohësisht është kandidati potencial për deputet nga diaspora ne Parlamentin shqiptar. Ai ka ndihmuar shkollat shqipe dhe bashkombasit ne Britani dhe Shqipëri shume herët se të jetë kandidat për deputet, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kur të gjitha dëshirat, përpjekjet, ëndrrat, thirrja e gjakut dhe lidhja me rrënjët tona pikëtakohen në një, bëjnë që ditët tona mësimore në shkollën shqipe » Iliria » në Londër të jenë kaq frymëzuese dhe të veçanta.
“Veprimtaria shkollore sot vijoi me mësimet e reja, ngjyrosjen e shqiponjës me dy krena, shfaqjen e një pjese teatrale shqip me kukulla. Kësaj atmosfere iu shtua edhe melodia e këngëve tona si Kuqezi, si dhe lojërat zbavitëse që organizuam me nxënësit. Por, magjia nuk përfundon këtu. Sot, në mjediset e shkollës sonë ishte i mirëseardhur, shqiptari vizionar, human, njeriu që i jep kaq shumë vlera komunitetit tonë në Londër dhe më gjerë, mjeku Kristo Papa… » thuhet ne njoftimin e shkollës « Iliria » ne Londer.
Pasi zhvilloi një bisedë me stafin e shkollës dhe nxënësit , mjeku Kristo Papa ofroi ndihmën dhe shërbimet e tij falas jo vetëm për stafin e shkollës, nxënësit, por edhe për familjet e tyre.
“Falë këtyre vizionarëve e profesionistëve të shkëlqyer, të cilët asnjëherë nuk harrojnë vendin prej nga vijnë, puna dhe përpjekjet tona marrin vlera të reja. Faleminderit Kristo Papa për kohën që kalove me nxënësit tanë dhe ndihmën që ofrove për ne!.. » thuhet ne fund të njoftimit nga stafi i shkolles « Iliria » ne Londër.