Memedali Jusufi
Fb ma kujton se me 7 shkurte te vitit 2022 ne studion tone, ne Radio Shkup ishte i ftuar ish-ministri i shoqerise informatike dhe administrates, Admirim Haliti, me te cilin diskutuam : Demokracia ne epoken digjitale. Disa nga pikat qe u folusuam ishin “Sherbimet ne epoken digjitale jane padyshim me eficente por sa qytetaret jane me te sigurte duke pasur parasyshe se shume kompani i kalojne kufijte shteterore? dhe realishte kjo a e rezikon demokracine? Administrata ne epoken digjitale dhe reformat qe priten te afrojne administraten tone me ate Evropiane nje kerkese e motshme e B ashkimit Evropian dhe sidomos e FMN-se se per vendet aspirante pra zvoglimi dhe efikasiteti i administrates -A mund të jemi plotësisht të sigurt në internet? Është e vështirë të thuhet me siguri, por duke i ditur mënyrat më të zakonshme se si rrezikohet siguria jonë dhe shkelet e drejta jonë për privatësi, mund të fillojmë të ndërtojmë një pamje më realiste të internetit sot dhe të marrim vendime në botën digjitale duke pasur më shume kujdes. -Dezinformata dhe mitet më të shpeshta që ekzistojnë në lidhje me sigurinë kibernetike ne sferen e mbrojtjes ( lufta kibernetike Nato-Rusi) etj. Vite me vone po ne te njejtin emision diskutuam per digjitalizimin ne arsim, i ftuar ishte ish- ministri i informatikes dhe administrates Hazir Aliu i cili ne mes tjerash tha “Materialet digjitale ofrojnë një mënyrë më interesante të mësimdhënies mund të them, ku vetë nxënësit do të jenë në gjendje të kontrollojnë në shtëpi atë që kanë mësuar në klasë duke bashkëvepruar me mësimdhënësin. Sidoqoftë, mësimdhënësi është ai që udhëheq mësimin, ndërsa si teksti ashtu edhe teksti digjital dhe gjithçka që është si ndihmë vizuale janë vetëm ndihma për mësimdhënësin në transferimin e njohurive. “Mësimdhënësi është ai që zgjedh metodën me të cilën do të paraqesë gjithçka që duhet të adoptohet në orë. Tre vite me vone , po ne emisionin Pa Kufij ( 6 shkurt 2025) u ndalem pikerishte ne nje segment tjeter te digjitalizimit te shoqerise sone “Historia në Epokën Dixhitale: Një projekt që synon ridimensionimin e librave të historisë në vendet e Ballkanit Perendimor dhe Europës Juglindore” E ftuara ne Radio Tirane Prof. Valentina Duka, historiane-Fakulteti Histori Filologji, Universiteti i Tiranës, pjesëtare e projektit nga Shqipëria, ne mes tjerash tha se historia kulturore dhe ajo ekonomike do jene shume te rendesishme ne kete projekt duke tejkaluar historine politike qe ka qene dominante ne te kaluaren, Sipas profesoreshes Duka, tema qendrore e këtij takimi do të jetë : nëse rajoni e ka emancipuar veten nga përpjekjet drejt demarkacionit dhe partikularizmit. Plani është të prodhohen postime në mediat sociale, video, komikë, artikuj, studime akademike dhe një sërë përmbajtjesh të tjera për të nxitur kureshtjen, ndjeshmërinë dhe mendimin kritik për historinë. Promovimi i vlerave demokratike dhe të menduarit kritik në Evropën Juglindore bazuar në punën kryesore të qindra historianëve dhe mësuesve nga Evropa Juglindore . I ftuari ne radio Shkup , Prof .Zeqir Kadriu tha se edhe institucioni nga vjen ai . Akademia Shqiptare ne Maqedonine e Veriut . ka filluar digjitalizimi dhe eshte sipas tij ” proces i pashmangshem ne te gjitha sferat e shoqerise ” Akademia Shqiptare në Maqedoninë e Veriut vepron si një platformë për promovimin dhe zhvillimin e shkencës dhe artit në gjuhën shqipe, duke synuar të plotësojë boshllëkun e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet ekzistuese shkencore dhe artistike të vendit. Gjer më tani Akademia Shqiptare ka realizuar tri projekte kryesor dhe të njëjtat i ka botuar si vëllime të veçanta! 1.Arsimi shqip në RMV në vitet 1941/45, 2.Sfidat e arsimit shqip në RMV, 3.Emërtimi i rrugëve, shkollave, shesheve dhe institucioneve të ndryshme në Tetovë. 4.Monografi për qytetin e Tetovës( në plan-realizimi). 5.Vështrim për Projektin Pissa në shkollat me mësim në gj.shqipe etj. Kjo Akademi, po bën përpjekjet maksimale për digjitalizimin e të gjitha punëve kërkimore- shkencore të cilat i ka më dispozicion, si dhe do bashkëpunojë me institucionet më të rëndësishme e relevante; në interes të studjuesve, shkencëtarëve dhe komunitetit në përgjithsi.Kjo do të ndikojë që të jemi më afër njerëzve të dijes dhe do të bëj thjeshtimin e qasjes më të lehtë për hulumtuesit e ndryshëm shkencorë-tha Zeqiri ne Emisionin “Pa Kufij “qe eshte nje ntwork qe i bashkon te gjithe shqiptaret e rajonit , Tirane, Shkup. Prishtine , Podgorice.