Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës që udhëhiqet nga Qeni Nesimi ka sjellur vendim për rritjen e pagave pagave të nëpunësve fetarë për 27 %.
Lënda: QARKORE
Të nderuar anëtarë të Mexhlisit të Xhamive !
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më: 05.02.2025 (e mërkurë) mes tjerash debatoi edhe për standardizimin e rrogave të nëpunsëve fetarë.
Antarët e Muftinisë njëzëri sollën këto vendime:
- Aktivizohet Vendimi i Muftinisë së Tetovës i sjellur në vitin 2023 për ngritjen e pagave të nëpunësve fetarë për 27 %.
- Vendimi hyn në fuqi nga 01.03.2025.
- Me këtë Vendim të njoftohen të gjitha Këshillat e Xhamive në Muftininë e Tetovës dhe të shpallet në faqen zyrtare të Muftinisë së Tetovës.
P.S.
Me shpresë se ky Vendim do të hasë në mirëkuptim të Xhematit tonë dhe Mexhliseve të Xhamive.
Lusim Allahun xh. sh. t’u shpërblejë për mundin e dhënë.
Ves-selamu alejkum !
Muftinia e BFI-së Tetovë”
![](https://tetova1.mk/wp-content/uploads/2025/02/Vendimi-791x1024.jpg)