Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE do të dorëzojë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Me këtë ai në fakt e filloi, siç edhe e paralajmëronte, aksionin e madh për ballafaqim, siç tha, me gjykatësit e korruptuar. Sipas tij, ky hap do të jetë goditje në kokë dhe pret që pas interpelancës në Kuvend, gjykatësit vetë të tërhiqen. Njëkohësisht, sistemin e gjyqësorit dhe prokurorisë e quajti moçal me shumë skandale kontroverse.
“Duhet goditje në kokë, të mos improvizojmë, goditja në kokë nënkupton se e gjithë kjo që është nën kompetencat, në këtë rast, e Kuvendit, pra kjo është zgjedhja e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, atje ku zgjidhen, atje të votohet edhe interpelanca. Unë shpresoj se nëse deputetët votojnë mosbesim ose interpelancë për anëtarët e Këshillit gjyqësor, ata vetë duhet të tërhiqen”, tha Mickoski.
Në këtë me status reagoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i cili kërkoi që hapat e ardhshëm për reforma në gjyqësor të bëhen me konsensus me të gjitha partitë në Kuvend. Qëndrimin për këtë e njoftoi Martin Kostovski nga LSDM.
“LSDM si parti përgjegjëse kërkon takim të përbashkët të të gjitha partive politike në Kuvend. Në këtë takim të ndërtohet konsensus të përgjithshëm, mbipartiak, për shkak se ka rrezik serioz nëse jemi të njëanshëm në pjesën e reformës dhe rrezik nga partizimi i organeve gjyqësore. Kuvendi është vendi ku ndërtohet konsensusi i përgjithshëm”, tha Martin Kostovski.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski dje e përsëriti se nuk pajtohet me Mickoskin.
“Sipas meje, nuk është mirë të zbatohet kjo praktikë. Kemi pasur përvojë me praktika të ngjashme në 30 vitet e fundit, që nga pavarësimi i shtetit dhe e dimë se si kanë mbaruar këto praktika. Me çdo ndryshim të pushtetit do të ndërrohen ato organe që në fund do të thotë se ka përzierje të pushteteve të tjera në gjyqësor”, deklaroi Aleksandar Kambovski.
Iniciativa ka të bëjë me pesë gjykatësit e Këshillit gjyqësor, Dameva, Cërvenkovska, Ademi, Çoçarova-Ilievski dhe Mustafa të cilët i zgjodhi përbërja e kaluar e Kuvendit ndërsa e për të cilët pushteti aktual ka kritika të ashpra për punën e tyre.